LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho dhe David Guetta në një bashkëpunim muzikor

Ronaldinho dhe David Guetta në një bashkëpunim muzikor

Ronaldinho dhe DJ francez David Guetta kanë një projekt bashkëpunimi muzikor

Këtë lajm e konfirmoi sot braziliani për “O Dia”, e përditshme popullore në Rio, duke garantuar se do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist.

“Ekziston një projekt bashkëpunimi që dëshirojmë të realizojmë shumë shpejt”, deklaroi Ronaldinho, kampion i botës në vitin 2002.


“Për momentin ende nuk është e konfirmuar. Ne u takuam në Las Vegas dhe ishte shumë e këndëshme të takoje këtë fenomen të muzikës elektronike. Ne jemi njohur që në vitin 2002 në Paris”, vazhdon ylli i futbollit.

Ronaldinho, që ka kaluar ditët e tij më të mira tek PSG dhe FC Barcelona gjatë viteve 2000, sapo ka përfunduar së regjistruari një DVD me një këngëtar brazilian, Wesley Safadao.

Lojtari 36 vjeç, Top i Artë 2005, garantoi nga ana tjetër se nuk ka dalë ende në pension. Futbolli mbetet e tashmja ime. “Do të marr një vendim në ditët në vijim mbi klubin tim të radhës”.

Që prej eksperiencës së tij gjatë vitit 2015 tek Fluminense, Ronaldinho ka luajtur vetëm në ndeshje gala ose miqësore.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori