LAJMI I FUNDIT:

Romët dhe egjiptianët e duan Haradinajn kryeministër

Romët dhe egjiptianët e duan Haradinajn kryeministër

Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar haptas se do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, në anën tjetër, së paku deri më tash përfaqësues nga Lista Serbe, por edhe përfaqësues të partive tjera të komuniteteve, nuk janë deklaruar për një gjë të tillë.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka thënë se ia kanë bërë me dije të nominuarit për kryeministër Ramush Haradinajt se në parim do ta ketë mbështetjen e këtij komuniteti për formimin e Qeverisë.


Ai thotë se janë kundër kolapsit institucional dhe nuk duan që si komunitet të jenë pengesë për mosbërjen e Qeverisë.

“Në parim jemi deklaruar për formimin e Qeverisë pa kushte, sepse nuk duam që vendi të kalojë në kolaps”, thotë ai, duke shtuar se megjithëkëtë do ta shtrijnë ndikimin e tyre me një deputet që kanë në Parlament për të mos mbetur anash në përfaqësim ky komunitet.

Ndërsa Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë për gazetën “Zëri”, se me ligj dhe me Kushtetutë obligohet që të kërkojë përfaqësim të këtij komuniteti në Qeverinë e re. Ai thotë se kërkesa e parë e këtij komuniteti është që të mos ketë bllokim të institucioneve.

Sipas tij, ky komunitet nuk ka vijë të kuqe që do të ndikonte në mosfunksionalizimin e institucioneve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori