LAJMI I FUNDIT:

Roman Polanski kërkon t’i kthehet anëtarësia në Akademi

Roman Polanski kërkon t’i kthehet anëtarësia në Akademi
Roman Polanski (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Regjisori Roman Polanski ka kërkuar nga gjykata kthimin e anëtarësimit të tij në Akademinë Amerikane të Arteve filmike dhe Shkencave për gati një vit pasi ishte përjashtuar nga ky institucion për sjellje të pahijshme.

Akademia në muajin maj të vitit të kaluar ka bërë një lëvizje të pazakontë duke përjashtuar Polanski dhe aktorin Bill Cosbyn, pak muaj pasi ajo anuloi anëtarësimin e producentit Harvey Weinstein për shkak të akuzave për keqtrajtim seksual.

Të gjitha lajmet nga Roman Polanski
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roman Polanski

Ai u ankua për vendimin dhe akademia refuzoi ankesën e tij në janar, transmeton KosovaPress.


Polanski, i cili në vitin 2003 fitoi çmimin Oskar për regjisorin më të mirë për filmin “The Pianist”, është ende një i arratisur pasi ai u vetëdeklarua fajtor për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një të mitur në vitin 1977. Pas vendimit, ai iku nga SHBA-të dhe tash jeton në Evropë.

Ishte anëtar i Akademisë për gati 50 vjet deri në kohën kur u përjashtua dhe filmat e tij kanë qenë të nominuar për 28 çmime Oscar.

Përjashtimi i Polanskit nga grupi do të thotë se ai nuk mund t’i votojë më për kandidatët dhe fituesit, mirëpo ai dhe filmat e tij mund të fitojnë çmime Oscar.

Pas përjashtimit të Weinstein, Akademia rishikoi standardet e sjelljes për më shumë se 8.400 anëtarë. Akademia deklaroi se nuk është një vend për “njerëzit që abuzojnë me statusin e tyre, fuqinë dhe ndikimin në një mënyrë që shkel standardet e mirësjelljes”.

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori