Nga: The Economist (titulli origjinal: Rome fell. Will the modern-day West follow suit?)
Përkthimi: Telegrafi.com
Deklinizmi [rënia] është sërish në modë. Teksa përkeqësohen marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kinës, çdo herë e më i famshëm po bëhet studimi i fillimit të fundit të epokave të hershme të hegjemonisë. Po shtohen librat që parashikojnë ngritjen e pandalshme të autokratëve të fortë dhe vdekjen e demokracisë. Flitet shumë për “kurthin e Tukididit”: pashmangshmërinë e përplasjes midis një fuqie në rritje dhe një fuqie ekzistuese, kjo pasi – në shekullin e pestë para Krishtit – Athina e sfidoi Spartën.
Libri i vogël provokues – Why Empires Fall [Pse bien perandoritë] nga John Rapley dhe Peter Heather – e përshtat këtë qasje me gërshetime prej një novele. Libri bën krahasime mes Perëndimit të vitit 1999 – në zenitin e besimin ndaj tij – dhe të Romës saktësisht 1600 vjet më parë, asaj të vitit 399 – disa dekada para rënies së perandorisë.
Pjesa më interesante e rrëfimit ka të bëjë me Romën. Ekonomisti politik John Rapley dhe historiani Peter Heather, e kundërshtojnë analizën e njohur që daton që nga Edward Gibboni për perandorinë në rënien graduale – pothuajse që nga fillimi i saj, nën Augustin. Roma, argumentojnë ata, ishte po aq e fortë sa kurrë më parë në fund të shekullit të pestë pas Krishtit. Perandoria pa dyshim që ishte e gjerë dhe nganjëherë e grisur, por u mbajt në këmbë duke zgjedhur kryesisht të huajt e talentuar, duke ua dhënë pushtetin komandantëve të fortë dhe duke bërë marrëveshje me armiqtë e mundshëm. Megjithatë, brenda një dekade Roma i kishte larguar legjionet e veta nga Britania (autorët këtë tërheqje e quajnë Brexit-i i parë). Më pak se një shekull më vonë, bie perandori i fundit perëndimor, Romul Augustuli.
Çfarë shkoi keq? Libri trajton forcat e huaja që u bënë gjithnjë e më të vështira për t’u rezistuar. Në periferi të dobësimit të perandorisë, vendësit e fuqishëm nisën të identifikoheshin me gotët, ostrogotët, vizigotët, hunët, vandalët dhe të tjerët. Madje, motra e një perandori u martua me një udhëheqës vizigot (me sa duket vullnetarisht) dhe lindi një djalë me pretendime serioze perandorake. Siç përpiqej të shpjegonte Gibboni, 250 vjet më parë, perandoria lindore me qendër në Kostandinopojë, vazhdoi për gati një mijë vjet të tjera. Por, edhe ajo po dobësohej dhe po humbiste vazhdimisht territore, fillimisht përmes luftërave të kushtueshme kundër Persisë dhe më vonë nga ngritja e Islamit dhe e osmanëve.
Gjatë disa shekujve, Evropa Perëndimore u rimëkëmb, fillimisht nën Karlin e Madh dhe më vonë në mënyrë edhe më spektakolar kur fuqinë e vet e përhapi (dhe perandoritë e veta) në pjesën më të madhe të botës së njohur. Pyetja që parashtrojnë autorët është nëse përkundur dominimit të dukshëm – deri në fund të shekullit XXI – Perëndimi në mënyrë të pashmangshme po shkon në të njëjtin drejtim sikurse Roma në shekullin e pestë. Ata flasin për çështjet e tilla si rritja e barrës së borxhit, shtetet e kushtueshme të mirëqenies, kriza me rënien e prodhimtarisë, rënia demografike dhe imigrimi masiv. Sfidat e mëdha për Perëndimin, ata i shohin nga rritja e Azisë, veçanërisht nga Kina dhe nga India, si dhe nga fuqitë antiperëndimore si Rusia dhe ngritja e Afrikës.
Megjithatë, nuk është bindëse analogjia me rënien dhe përmbysjen e Romës. Pjesa tjetër e botës sigurisht që po i afrohet Perëndimit, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin demografik. Ekonomia e Kinës së shpejti mund të jetë më e madhe se ajo e Amerikës. Evropa përbënte një të katërtën e popullsisë globale në vitin 1914, por sot ka më pak se një të dhjetën. Emigracioni, veçanërisht nga Afrika dhe nga Amerika Latine, paraqet një test politik. Populizmi po marshon.
Gjithsesi, në shkallë globale është e vështirë të parashikohet rivali serioz ushtarak me ndikimin që kanë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë. Rusia është revanshiste në Ukrainë, por është gjithashtu në një rënie afatgjate. Kina është e brishtë dhe rritja e saj ndjeshëm po ngadalësohet. India është politikisht e pangopur. Është shumë i fuqishëm kontrolli i Perëndimit ndaj teknologjisë dhe ndaj hulumtimit. Dhe, megjithëse perspektivat ekonomike të Evropës mund të jenë të turbullta, produktiviteti amerikan i lë në pluhur shumicën e konkurrentëve.
Deklinistët pëlqejnë të citojnë George Bernard Shawin, thënia e të cilit – mbi procesin kalimtar të fuqive të mëdha – shkaktoi një shaka në një fshat anglez: “Roma ra. Babilonia ra. Do të vijë radha e Hajnd’hedit”. Është joshëse të mendosh në këtë mënyrë. Por, për momentin, të paktën nuk është e qartë se kur, nëse ndonjëherë, Perëndimi do ta ndjekë shembullin e Romës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
“Big bang”-u mbi një vullkan në Islandë
KOSOVË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj