Roma po interesohet në dyshen e Manchester Cityt, Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna.

Si pjesë e manovrave të gjera që do të revolucionarizojnë mbrojtjen e Romës, drejtori sportiv i klubit, Walter Sabatini, është duke shqyrtuar mundësitë për pozitën e mbrojtësit të djathtë.


Sipas Il Messaggero, Sabatini ka qenë tashmë në kontakt me agjentin e Zabaletas, Federico Pastorello, edhe pse ai do të duhet të mundë konkurrencën e Interit për argjentinasin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Edhe tjetri mbrojtës i ‘Qytetarëve’, Sagna, është gjithashtu duke u konsideruar si një objektiv i mundshëm.

Në të dy rastet ky veprim do të varet në masë të madhe nëse Manchester City janë në gjendje të nënshkruajnë me mbrojtësin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner, i cili do të largohen si një tepricë e lojtarëve në atë pozitë. /Telegrafi/

telegrafi sport app