Roma nuk ka arritur ta mposhtë Genoan në Stadio Luigi Ferraris, për më shumë ka pësuar humbje (2-1) duke bërë një hap fals në garën për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Të dyja skuadrat krijuan raste në gjysmën e parë, mirëpo nuk arritën që ta gjenin golin dhe shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.


Rezultati u zhbllokua në minutën e 82-të me një gol të Stephan El Shaarawy, i cili u asistua nga Edin Dzeko.

Lorenzopellegrinigenoa Lorenzo Pellegrini (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kur besohej se Giallorossët do ta fitonin sfidën, në skenë doli Cristian Gabriel Romero, i cili u gjend në vendin e duhur për ta shënuar me kokë golin e barazimit (90'+1).

Vendasit e parën mundësinë që ta fitonin ndeshjen, mirëpo Antonio Sanabria dështoi nga pika e bardhë, pasi Antonio Mirante e mbrojti penalltinë e tij (90'+6).

Ky barazim e lë Romën në vend të tretë në tabelë, me tri pikë prapa Atalantas që ndodhen në vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Genoa ka marrë një pikë të rëndësishme në garën për t'i mbijetuar rënies nga elita e futbollit italian.

Në xhiron e ardhshme, Giallorossët zhvillojnë derbin kundër Juventusit, ndërsa Genoa luan si mysafir i Atalantas. /Telegrafi/

telegrafi sport app