Riyad Mahrez është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi algjerian ishte lidhur me një largim nga Leicesteri që dy vite por klubi anglez nuk e lejoi një gjë të tillë.


Roma, Barcelona, Manchester City, Arsenal, PSG e Monaco ishin vetëm disa nga skuadrat që kërkuar Mahrezin.

Leicester refuzoi oferta nga 40 deri në 60 milionë euro për yllin e tyre kryesor.

Por duket se Roma ende nuk është dorëzuar për të nënshkruar me afrikanin.

Mahrez 1 Mahrez gjatë një ndeshje në Ligën Premier (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sipas medieve italiane drejtori sportiv Monchi pritet të fillojë bisedime të reja me krerët e Leicesterit për një transferim të mundshëm të Mahrezit në Romë.

Giallorosët janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për transferimin e anësorit në Olimpico.

27-vjeçari ka një kontratë me ish-kampionët e Anglisë deri në qershor të vitit 2020.

Në 31 ndeshje në të gjitha garat, Mahrez ka shënuar 10 gola dhe ka bërë po aq asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app