Alessandro Florenzi duket se nuk do të qëndrojë më gjatë te Roma.

Mbrojtësi italian është dalë nga akademia e Romës dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për kryeqytetasit.


Por gjërat duket se nuk po shkojnë mirë mes tij dhe klubit të tij Romës.

Roma i ka ofruar rinovimin e kontratës edhe për katër vite të tjera, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2019.

Dy ofertat e Romës me pagë vjetore tre dhe 3,5 milionë euro janë refuzuar nga Florenzi.

Kostas Manolas Alessandro Florenzi (Getty Images)

Zëvendës kapiteni i Romës po kërkon së paku 4,5 milionë euro neto në vit nga Roma.

Giallorosët janë lodhur nga kërkesat e mëdha të Florenzit dhe duket se kanë vendosur ta vënë në shitje.

Sipas medieve italiane Roma i ka caktuar edhe çmimin e largimit futbollistit dhe po kërkon 40 milionë nga shitja e tij.

Juventus, Chelsea, Inter dhe Atletico Madrid janë skuadrat e interesuara për Florenzin. /Telegrafi/

telegrafi sport app