LAJMI I FUNDIT:

Roma – Inter, formacionet e mundshme të ndeshjes së zjarrtë të Serie A

Roma – Inter, formacionet e mundshme të ndeshjes së zjarrtë të Serie A

Roma dhe Interi do të ndeshen mes vete në një ndeshje derbi të vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Nerazzurrëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 16:00 dhe që mund të vlejë më shumë se tri pikë në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një seri e përkryer me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të forcuar pozitën brenda top katërshes në Serie A.


Në anën tjetër, ekipi i Jose Mourinhos ka një humbje dhe dy barazime në tri ndeshjet e fundit, por shpreson të kthehet te fitorja për t’u rikthyer gjithashtu në top katërshe.

Roma pritet të ketë shumë mungesa të rëndësishme në këtë takim, ndërsa Interi më i kompletuar.

Chris Smalling dhe Marash Kumbulla janë të lënduar, Stephan El Shaarawy mungon në pjesën e sulmit, ndërsa Paulo Dybala, Andrea Belotti dhe Gini Wijnaldum mund të jenë në stol, por shanset e tyre për të luajtur për më shumë se disa minuta janë të kufizuara.

Sa i përket Interit, atyre u mungojnë Danilo D’Ambrosio, Robin Gosens dhe Milan Skriniar, por fokusi është edhe në gjysmëfinalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Me këtë në mendje, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko mund të pushohen me Romelu Lukaku dhe Joaquin Correa që mund të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Cristante, Ibanez; Zalewski, Bove, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Solbakken; Abraham

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Correa

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori