LAJMI I FUNDIT:

Roma e dëshiron yllin e Islandës

Roma e dëshiron yllin e Islandës

Mesfushori islandez, Birkir Bjarnason ka zhvilluar një kampionat fantastik me Islandën.

Mesfushori ofensivë është pjesë e kampionëve zviceran të Baselit por mund të largohet nga aty.

Është skuadra e njohur italiane Roma që dëshiron ta rikthejë në Itali, Bjarnasonin i cili më parë ka luajtur tek Pescara dhe Sampdoria.

28-vjeçari llogaritët si pjesë e rëndësishme e Baselit, mirëpo kampionët e Zvicrës janë të gatshëm ta shesin tek ajo skuadër që paguan shtatë milionë euro.


Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur edhe Borussia Moenchegladbach dhe Everton. /Telegrafi/

Ck8N9vkXIAAMy71