Roma ka marrë një tjetër fitore nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Por kësaj radhe për Giallorosët ishte fitorja e parë në grupet e Ligës së Konferencës.


Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur gjigantin bullgar CSKA Sofia me rezultat të thellë 5-1.

Ishte një ndeshje spektakolare nga vendasit, ku Lorenzo Pellegrini realizoi dy gola, derisa Stephan El Shaarawy, Gianluca Mancini dhe Tammy Abraham nga një tjetër.

E bqHXYXEAQsirB

Pikërisht kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ishte lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë (8,7).

Me paraqitje të mirë u vlerësuan dhe Eldor Shomurodov që bëri dy asistime, Riccardo Calafiori e Gianluca Mancini.

Ndërkohë nota më e dobët shkoi për portierin mysafir Gustavo Busatto. /Telegrafi/

telegrafi sport app