Roma ka arritur të fitojë mes vështirësive ndaj Torinos me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Klubi kryeqytetas ka arritur të fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Serie A dhe të ngjitet në pozitën e katërt në tabelë pas fitores ndaj Torinos.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nicolo Zaniolo (15'), Aleksandar Kolarov (34') dhe Stephan El Shaarawy (73') për vendasit, ndërsa për Torinos shënuan Tomas Rincon(51') dhe Christian Ansaldi (67').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i vendasve, Lorenzo Pellegrini, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Romës, Robin Olsen që u notua me 5.5.

Roma:

notat roma e1547914144241

Torino:

notat roma 1 e1547914195904

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app