“Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bëri thirrje ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas sot në Kuvend në seancën e përbashkët të Këshillit parlamentar për eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku në rend dite ka qenë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Rokas në fjalën e vet tha se duhet të shfrytëzohet momenti ndaj vendit tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.
“Dëshiroj t’ju inkurajoj që të shfrytëzoni momentumin aktual drejt zgjerimit. Ka një moment të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni dëshmuar të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka një interesim të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Kryetari i ri i Këshillit, komisari i ri për zgjerim dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas, të gjithë kanë shprehur mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së.
Ai porositi deputetët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në radhë të parë për përfitimet e qytetarëve që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ambasadori i BE-së theksoi se zgjedhjet dhe emërimet “në pozita të caktuara në institucione dhe agjenci shtetërore duhet të jenë në kohë dhe të bazuara në merita” dhe se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm në rastet për ligjet për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
“Përbërja e re parlamentare duhet të përshpejtojë punën e saj dhe të vazhdojë me reformat që janë të nevojshme për procesin e integrimit evropian të vendit, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Kuvendi duhet të miratojë agjendë që do të reduktojë përdorimin e procedurave në formë të shkurtuar ose urgjente të ligjeve dhe t’i kushtojë vëmendje përdorimit të duhur të flamurit evropian, procedurë që ka qenë e dukshme në të kaluarën. Përdorimi i flamurit evropian në procedura duhet të lidhet vetëm me ligjet që për qëllim kanë harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të bazohet në konsultime gjithëpërfshirëse, përfshirë konsultimet me Komisionin Evropian”, ka thënë Rokas.
Duke iu referuar raportit të KE-së, ai ka thënë se përbërja e dhjetë parlamentare e ka kryer mandatin e saj në mënyrë të kënaqshme, ka pasur polarizim politik dhe siç tha ai, “ka pasur një vonesë të caktuar në emërimin e posteve të caktuara në institucionet shtetërore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit