Wladimir Klitschko dhe familjen ia kanë shpëtuar shërbimi bregdetar i qytetit të Majorkës pasi jahtin e ukrainasit e ka kapluar zjarri.

Katër vetë duhej të shpëtonin pasi jahtin, duke u larguar nga Ibiza, e kaploi zjarri gjersa ish-kampioni ka publikuar një videon të dramës.


Ekuipazhi bëri një telefonatë emergjente në 1.30 të mëngjesit të së hënës pas asaj që doli të ishte një zjarr në motor.

wladimir 2

"Kini kujdes atë që dëshironi: fati mori dëshirën time për 'disa adrenalin'. Ne jemi evakuuar, familja dhe miqtë duke u shpëtuar nga rojat bregdetare dhe ekipi i shpëtimit të zjarrit", shkroi 43-vjeçari në llogarinë personale në Twiiter.

Në videon shoqëruese, vërshimet e shkumës të zjarrfikësve mund të shihet teksa kanë përshkruar jahtin "TO-7".

Ndryshe, Klitschko disa vite rresht ishte kampion i boksit për peshat e rënda. /Telegrafi/