LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Shpronësimi në veri s’u bë në përputhje me ligjin sipas juristëve të KiE

Rohde: Shpronësimi në veri s’u bë në përputhje me ligjin sipas juristëve të KiE

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e shpronësimit në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut që nga mesi i janarit 2023.

Vendimi për shpronësimin e tokave, të cilat janë shpallur si “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik”, synon të hapë rrugën për realizimin e projekteve infrastrukturore që qeveria i konsideron me interes publik.

Bazuar në dokumentet paraprake të qeverisë, fushat e prekura nga ky proces i shpronësimit mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 104 hektarësh në Leposaviq dhe 33 hektarë në Zubin Potok.


Ky vendim ka ngjallur menjëherë reagime nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, një grup i përbërë nga pesë shtete të fuqishme perëndimore.

Sipas një deklarate nga QUINT-i, disa anëtarë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi procesin e shpronësimit, të cilat bazohen në vlerësimet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ata pohojnë se procesi i shpronësimit ka pasur mangësi serioze procedurale dhe teknike që buron nga shkelja e ligjeve dhe rregulloreve vendase.

Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i
Lexo po ashtu Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Qeveria e Kosovës ka reaguar duke shprehur keqardhjen për komentet e QUINT-it dhe BE-së mbi këtë çështje, duke deklaruar se ato i përshkruajnë gabimisht faktet dhe parashtruat një vlerësim ligjor të pasaktë dhe të pabazuar në argumente të qëndrueshme.

Të martën ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, duke cituar raportin e jurisëve të Komisionit Evropian, ka thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka gjasa të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare të Kosovës.”

Rohde theksoi se BE, OSBE dhe KiE janë partnerë në ndërtimin, jo në ndëshkimin e shtetit dhe se këshillat e tyre duhet të merren parasysh në mënyrë konstruktive nga qeveria e Kosovës.

Qeveria u përgjigjet QUINT-it, BE-së e OSBE-së pas deklarimeve për shpronësimin e pronës së paluajtshme në veri
Lexo po ashtu Qeveria u përgjigjet QUINT-it, BE-së e OSBE-së pas deklarimeve për shpronësimin e pronës së paluajtshme në veri

“Ne nuk jemi këtu për të ndëshkuar, por për të mbështetur,” konkludoi Rohde në platformën “X”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori