LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Gjermania mbështet forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Rohde: Gjermania mbështet forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, gjatë një takimi me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, konfirmoi zotimin e Qeverisë gjermane për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Në komunikatën nga ky takim, thuhet se puna e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, përpjekjet për rritjen e transparencës në punë dhe për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me standardet e gjyqësisë kushtetuese, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët.

Kryetarja Caka- Nimani falënderoi diplomatin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese që nga themelimi, nëpërmjet projekteve të ndryshme të zbatuara me përkrahjen e agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ” dhe fondacionin gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori