Aktori i njohur, Dwayne “The Rock” Johnson së fundmi ka surprizuar një numër të madh të fëmijëve në spital.

Ai ka zgjedhur që një pjesë e tyre që nuk mund të dalin nga spitali, t'iu dërgojë videolojëra me të cilat mund të argëtohen, shkruan Mirror.


Një gjë të tillë aktori e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku bëri thirrje që të qëndrojnë me motiv.

0 Dwayne Johnson The Rock Donates Xbox Series X Consoles To 20 Childrens Hospitals 1 (Foto: Mirror)

“Qëndroni duke buzëqeshur dhe argëtohuni”, është shprehur ai.

Pothuajse 50 mijë fëmijë do të kenë mundësinë të luajnë me ‘Xbox’, pajisje kjo që përdoret nga një shumicë e madhe.

0 Dwayne Johnson The Rock Donates Xbox Series X Consoles To 20 Childrens Hospitals (Foto: Mirror)

Kjo nuk është hera parë që “The Rock” po ndërmerr një gjë të tillë, pasi vite më parë ai dhe Bill Gates kishin dhuruar seritë më të reja të lojërave. /Telegrafi/