LAJMI I FUNDIT:

Roboti mbyt një person në fabrikën “Volkswagen”

Roboti mbyt një person në fabrikën “Volkswagen”

Një robot ka shkaktuar vdekjen e një personi në fabrikën e prodhimit “Volkswagen”, në qytetin gjerman Baunatal.

Sipas medieve lokale, makineria për montimin e motorëve ka kapur punëtorin duke e përplasur për një pllakë metalike. Njeriu nga goditja e fortë ka marrë lëndime të rënda në gjoks dhe ka vdekur në spitalin e qytetit.

Viktima është një 22-vjeçar, i cili nuk ishte i punësuar në fabrikë, por që ka punuar për kompaninë që prodhon, shpërndan dhe mbledh robotë industrialë për prodhuesin e njohur të veturave.


Mediet lokale raportojnë se ai ishte i vetëm në zonën e prodhimit derisa kolegët e tij kanë punuar në montim.

Zëdhënësi i kompanisë “Volkswagen”, Heiko Hilvig, ka thënë se fajtor për tragjedinë është “gabimi njerëzor”. Ndërsa, Prokuroria gjermane nuk është e vendosur nëse do të fillojë procedurat dhe nuk di se kë të akuzojë për aksidentin .

Fabrika në Baunatal , rreth 100 kilometra larg nga Frankfurti , është e dyta më e madhe në grupin e “Volkswagen”, por ajo nuk prodhon vetura të gatshme, po vetëm bën komponentë për fabrikat e tjera të këtij prodhuesi.