LAJMI I FUNDIT:

Roboti Ameca imiton shprehjet e fytyrës së një studiuesi në kohë reale

Roboti Ameca imiton shprehjet e fytyrës së një studiuesi në kohë reale

Pamjet e reja interesante, tregojnë robotin humanoid britanik, Ameca, që shihet duke imituar shprehjet e fytyrës së një studiuesi në kohë reale, me saktësi të frikshme.

Ameca, e krijuar nga Falmouth, firma Engineered Arts me bazë në Cornwall, shihet duke imituar disa nga shprehjet e njeriut, duke përfshirë shkeljen e syrit, grimasën dhe buzëqeshjen, transmeton Telegrafi.

Studiuesi po shikon drejt një iPhone 12 që ekzekuton një program të quajtur ARKit, që lejon përdoruesit të kapin lëvizjen e një personi në kohë reale me një kamerë telefoni.


Më pas aplikon lëvizjen e detektuar në një model karakteri 3D në kohë reale, duke i lejuar personit në kamerë të kontrollojë lëvizjen e modelit – në këtë rast Amecas – si një ‘kukull virtuale’. /Telegrafi/