Boston Dynamics ka krijuar robotë të avancuar, që mund të bëjnë më shumë se të ecin, kërcejnë dhe të ngjiten shkallëve.

Në testimin e ri të robotëve Sportwear që kanë formën e qenit, shihet se si ata punojnë së bashku, transmeton Telegrafi.


Të vendosur në dy radhë, dhjetë prej tyre e nisën marshin dhe tërhoqën kamionin në një rrugë me pjerrtësi prej një shkalle.

Megjithatë nuk është bërë e ditur, se me çfarë kapaciteti të tërheqjes kanë lëvizur, apo për sa kohë e tërhoqën makinën.

Raportohet se këta robotë janë shumë të avancuar, ndërsa së shpejti do të dalin nga prodhimi dhe të lansohen në treg. /Telegrafi/