Tesla ka bërë një hap të rëndësishëm drejt automjeteve pa shofer, duke testuar për herë të parë një Model Y robotaksi që lëviz vetë në rrugët publike të Austin, Texas.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket se makina po udhëton pa shofer, ndalon për të lejuar kalimin e këmbësorëve dhe vazhdon rrugën e saj pa ndërhyrje nga një person.


Një Model Y tjetër, me një punonjës të Tesla-s brenda, po e ndjek nga afër për të monitoruar situatën.

Elon Musk ka njoftuar se lansimi i rrjetit të robotaksive pritet të ndodhë më 22 qershor, por ka paralajmëruar se data mund të ndryshojë për shkak të fokusit të madh në siguri.

Kjo është një nga fazat përfundimtare të rrugës drejt lançimit të automjeteve plotësisht autonome nga Tesla. /Telegrafi/