Pjesëmarrësit në një organizim për prezantime teknologjike në Tokio të Japonisë, kanë mbetur të befasuar me një robot që duket sikur një adoleshente e gjallë.

Roboti të ndjek me sy, buzëqesh dhe bën me dorë, ndërsa është shumë elastike kur e kthen kokën, transmeton Telegrafi.


Shikuesit e videos që është përhapur në internet, po pretendojnë të jetë fjala për një vajzë e re që shtiret sikur është robot.

“Nuk ka mundësi të jetë kukull”. është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/