LAJMI I FUNDIT:

Roblox e ka tejkaluar Minecraft, duke arritur shifrën e 100 milionë lojtarëve mujorë

Roblox e ka tejkaluar Minecraft, duke arritur shifrën e 100 milionë lojtarëve mujorë

Minecratf përjetoi rritje shumë të madhe për një kohë të shkurtër, por video-loja për ndërtime e ka pasur momentin, meqë Reblox tani e ka tejkaluar në një numër të madh të lojtarëve.

Në bazë të lojtarëve mujorë, Reblox e ka tejkaluar Minecraft, pasi ka arritur të grumbullojë më se 100 milionë në muaj, derisa interesimi po shkon duke u shtuar, transmeton Telegrafi.

“Filluam me 100 lojtarë dhe një numër të paktë të dizajnerëve, mirëpo sukseset e shumta, na kanë dhënë motiv për kreativitet dhe vullnet për bashkëpunim” ka thënë drejtuesi kryesor në Roblox, David Bazucki.


Kur u lansua më 2005, katër vite para rivalit të fuqishëm Minecraft, kjo video-lojë nuk e kishte famën e tanishme, mirëpo, shfrytëzuesit e shumtë të Youtube dhe një Kanye West me një reper tjetër, të veshur në një këngë si personazhet e Roblox, kanë bërë që të përhapet në masë dhe madhe dhe të jetë shumë e pëlqyer.

Deri në fund të vitit kur të lansohet versioni i ri i Minecraft me sistemin e realitetit virtual, pritet të shihet nëse do të ndryshojnë rezultatet, apo Reblox do qëndrojë edhe me mirë. /Telegrafi/