Askush nuk do të fliste për një miqësore Francë-Brazil, të luajtur 23 vjet më parë, nëse Roberto Carlos nuk do të kishte shënuar në gol kaq të bujshëm nga goditja e dënimit, duke mahnitur tifozët e futbollit dhe shkencëtarët.

Nga më shumë se 40 metra, Carlos goditi topin me një fuqi shumë të madhe, duke e dërguar atë larg murit mbrojtës francez - përpara se të thyente ligjet e fizikës duke e tundur rrjetën në fund.


Portieri i Francës, Fabian Barthez, as nuk lëvizi pas goditjes së paparashikuar.

Mbrojtësi brazilian tashmë e ka shpjeguar teknikën e goditjes së tij.

“Unë gjithnjë goditja pjesën e ‘cipës’ së topit sepse kjo është pjesa më e vështirë e topit dhe ju merrni më shumë fuqi”, ka thënë fillimisht Carlos për FourFourTwo.

Shikoni goditjen e dënimit të lirë dhe mund të shihni se si Carlos merr kohë deri sa gjen pjesën e përkryer për ta vendosur topin në vendin e përsosur.

“Unë gjithmonë goditja topin nga e majta e tij në të djathtë, e cila e ndihmoi atë të bëjë një ndryshim të menjëhershëm të drejtimit”.

roberto carlos 1

“Gjithmonë do të kujtoj reklamat pas golit. Kisha për qëllim ta godisja vendin ku shkruante “La Poste””.

“Djaloshi që mbledh topat po fshihej gjithashtu nga rruga e goditjes. Ai duhet të kishte më shumë besim tek unë!”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

telegrafi sport app