LAJMI I FUNDIT:

Robert Rrahmani shpallet ‘Ylli i javës’ së 10-të në Albi Mall Superligë

Robert Rrahmani shpallet ‘Ylli i javës’ së 10-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 10-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Robert Rrahmani.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Enes Shosholli, Bujar Guta dhe Avni Shala.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë t’i takojë Robert Rrahmanit, i cili, përveç se shënoi gol në përmbysjen e rezultatit, ishte shumë i rrezikshëm me pasimet e tij drejt sulmuesve gjatë tërë lojës. Rrahmani luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Gjilanit kundër Llapit (2:1).

Pasi mori këtë çmim, Robert Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kemi besuar që këtë ndeshje do ta fitojmë, ndonëse ishim në disavantazh”.

“Trajneri na ka motivuar shumë. Renditja tabelare nuk është realiteti i ekipit tone. Organizimi i klubit dhe seancat stërvitore janë në perfekcion dhe presim që ta gjejmë lojën tonë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, si dhe stafin teknik dhe bashkëlojtaret, sepse pa ta ky çmim nuk do të ishte i mundur.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori