Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

Këngëtari i njohur shqiptare, Robert Berisha, ka bërë një dedikim special ditën e sotme (e mërkurë).
Kjo pasi më 15 maj feston ditëlindjen vajza e tij, Renee, e cila ka mbushur plot nëntë vjet.
Artisti ka përzgjedhur një fotografi kur ishte foshnjë për ta uruar, ndonëse zgjedh fjalët më të mira për të.
"Sot 9 vjet më zbukurove jetën o shpirti i babës. Urime ditëlindjen Renee, të paça shëndoshë, të lumtur e u plaksh me të gjitha të mirat", nis postimi i 45-vjeçarit.

"Të do babi shumë", vazhdon tutje ai.
Renee është vajza e Robertit që e ndan me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi.
Ai ka edhe një vajzë tjetër nga një marrëdhënie e mëparshme që ka pasur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































