Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga dita e hënë (27 shtator) të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatojnë masat e reja kufizuese.

Sipas tij, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.


Ky vendim i tij duket se është pritur mirë nga një pjesë e madhe e qytetarëve e po ashtu edhe nga figurat publike.

Screenshot 8 27 Robert Berisha (Foto: Instagram)

Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë këngëtari e prezantuesi i njohur, Robert Berisha.

Ky i fundit ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhje masat e reja që pritet të merren ditëve në vijim.

telegrafi 242486292 236603948479709 5332082766079164107 n Foto: Telegrafi

Theksojmë që sot nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, u shënuan pesë raste të vdekjes. /Telegrafi/