LAJMI I FUNDIT:

RMV: Regjistrimi në klasë të parë i mundshëm vetëm në komunën ku banon fëmija

RMV: Regjistrimi në klasë të parë i mundshëm vetëm në komunën ku banon fëmija

Kryetarët e komunave përsëritën thirrjen e tyre se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë duhet të bëhet në shkollat brenda territorit të komunës që I takojnë dhe jo sipas përzgjedhjes së tyre. Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se kjo ka për qëllim barazimin e shkollave me nxënës dhe jo mbingarkimin e klasave me nxënës të komunave të tjera. Sipas Kostovskit, përjashtime do të bëhen në raste të caktuara.

“Me disa ndryshime të vogla këtë vit sepse e përditsuam rregulloren për pranim të filloristëve. U shtua edhe një klauzulë që tashmë e kanë disa komuna, filloristët që do të regjistrohen të kenë veçmë nji vit qëndrim në territorin e Komunës së Butelit me qëllim që mos të keqpqrdoret e gjithë procedura. Sigurisht do të kenë prioritet filloristët që janë në pajtueshmëri me listën e mar nga MPB-ja, fëmijët që I takojnë komunës së Butelit, deri në plotësimin e kapaciteteve ekzistuese. Aty ku nuk do të plotësohen kapaciteetet sigurisht që do të krijojmë mundësi të regjistrohen nxënës të caktuar që nuk I takojnë rajonit tonë”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit.

Kreu i Karposhit, Stevço Jakimovski tha se tashmë Këshilli i komunës së tij ka miratuar ndarjen e zonave për regjistrim të nxënësve në klasë të parë. Kjo për faktin se në disa shkolla të Karposhit ka presion të madh për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, e në të tjera pak interes. Gjithashtu, Jakimovski tha se këto ndryshime u bën edhe për shkak të paragjykimeve të prindërve për shkolla të caktuara.


“Unë pohoj me përgjegjësi se është shumë më mirë që fëmija juaj të mësoj në një klasë me 18-24 fëmijë, në vend të një klasë me 34 nxënës. Prandaj, besoj se ky proces i ndarjes së zonave që po bëjmë është në interes të të gjithë nxënësve, sepse në fund të fundit synimi ynë është t’u ofrojmë kushte më të mira për arsimim. Njëkohësisht, kërkoj nga të gjithë ata që nuk janë banorë të komunës tonë gjithashtu t’u përmbahen rregullave të vendosura me ndarjen e zonave dhe të mos bëjnë presione shtesë, sepse vendimi i Këshillit të Komunës së Karposhit është marrë me konsensus të të gjithë këshilltarëve dhe të gjithë duhet ta respektojmë”, u shpreh Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.

Regjistrimi në klasë të parë për vitin shkollor 2023-24 do të realizohet deri në fund të muajit Maj. Për të regjistruar fëmijën në klasë të parë, paraprakisht prindërit duhet të posedojnë vërtetim për vaksinat e pranuara, vërtetim nga stomatologu dhe oftalmotologu si dhe letërnjoftim I fotokopjuar nga prindi. Ndërkohë, për fëmijët me nevoja të posaçme nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së, Klasifikimi ndërkombëtar I funksionimit. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori