RMV merr kryesimin me Kartën e Adriatikut, Osmani: Qëllimi është të krijojmë koncept të ri strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare dhe vëzhguesit e SHBA-së – Karta e Adriatikut (A5), prezantoi prioritetet dhe qëllimet e kryesimit të Kartës nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.
Në prezantimin e tij, Osmani theksoi se presidenca jonë përkon me shënimin e 20 vjetorit të themelimit të A5, e cila ka përmbushur qëllimin fillestar për të cilin është themeluar, pra katër vendet anëtare të Kartës (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi), sot janë anëtarë të NATO-s.
Ministri Osmani dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler, mbajtën një konferencë të përbashkët për media, pas takimit të punës me ambasadorët e Kartës.
“Një nga sfidat më të mëdha është ambicia që ne i kemi vënë vetes si kryesues aktualë është krijimi i një Koncepti të ri Strategjik të A5 që duhet të pasqyrojë rolin e organizatës në dekadën e ardhshme”, theksoi Osmani
Ambasadorja Aggeler përgëzoi ministrin Osmani dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për kryesimin e SHBA-Kartës së Adriatikut dhe OSBE-së.
“Maqedonia e Veriut merr një rol të jashtëzakonshëm udhëheqës në bashkësinë e kombeve evropiane në një kohë vendimtare. Ne jemi të sigurt në kapacitetin dhe vizionin e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm për të përcaktuar rolin e ardhshëm të A5, por edhe për të adresuar çështjet kyçe të sigurisë evropiane gjatë kryesimit të saj me OSBE-në”, tha Aggeler.
Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve me synime të përbashkëta, ambasadorja Aggeler tha: “Promovimi i sigurisë dhe stabilitetit evropian nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sot. Agresioni ushtarak i paramenduar, i paprovokuar dhe i paligjshëm i Rusisë kundër Ukrainës është një kujtesë për domosdoshmërinë e organizatave si NATO dhe OSBE”.
Osmani nënvizoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka ndërmarrë hapa në drejtim të përgatitjes së një Koncepti të ri Strategjik, duke përgatitur një draft dokument me propozime dhe udhëzime specifike mbi të cilat do të bazohej bashkëpunimi i Kartës në dekadën e ardhshme.
“Ky qëllim ambicioz i yni ishte tashmë temë diskutimi gjatë Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, i cili u zhvillua në qershor të vitit të kaluar në Uashington. Ne kemi mbështetjen e partnerit tonë strategjik – SHBA-së për të nisur këtë proces, i cili është në funksion të një trajtimi më efikas të vendeve të rajonit me sfidat e sotme. Gjithashtu, krijimi i një Koncepti të ri Strategjik është përfshirë në Planin e Veprimit në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në, i cili pritet të miratohet së shpejti në mbledhjen e qeverisë”, përfundoi Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë