LAJMI I FUNDIT:

Riza Durmishi shënon gol të bukur në fitoren e Betisit ndaj Malagas

Riza Durmishi shënon gol të bukur në fitoren e Betisit ndaj Malagas
(Foto: La Liga/Twitter)

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi ka shënuar gol me fanellën e Real Betisit.

Real Betis ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen ndaj Malagas e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas.

Në këtë fitore shenj ka lënë edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Durmishi, i cili ka shënuar golin e barazimit 1-1.


Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018
Lexo po ashtu Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018

Durmishi ka shënuar një gol të bukur duke shfrytëzuar gabimin e një mbrojtësi kundërshtar në minutën e 24-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Betis forcon pozitën e pestë në La Liga dhe ka gjasa reale për të luajtur sezonin e ardhshëm në La Liga.

Durmishi është 24-vjeçar dhe luan për kombëtaren daneze, teksa ka oferta nga klubet e njohura evropiane.

Liverpooli arrin marrëveshje në parim me mbrojtësin shqiptar të Real Betisit
Lexo po ashtu Liverpooli arrin marrëveshje në parim me mbrojtësin shqiptar të Real Betisit

Liverpooli thuhet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Durmishit në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon me Betisin. /Telegrafi/

https://twitter.com/FOTBALLGOALS1/status/991036059147481093