River Plate i vë çmimin prej 25 milionë eurosh Quinteros
Presidenti i River Plates ka konfirmuar se Juan Fernando Quintero është i lumtur në Argjentinë.
Por, presidenti i klubit argjentinas nuk ka hezituar t’i vë një çmim yllit 25 vjeçar i cili shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëror.
Plot 25 milionë euro është kërkesa e River Plates dhe besohet se Real Madridi është një prej klubeve të interesuara për të.
“Unë i di ofertat për Quinteron. Ai aktualisht është i kënaqur në River Plate”.
“Nëse dikush dëshiron ta marrë atë, ne do të duhet që të paguajmë 25 milionë euro”.
“Le të mos e nxjerrim nga konteksti, djemt thonë se ai është i lumtur këtu”, u shpreh presidenti i River Plates, D’Onofrio. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























