Rivarroset dëshmori Behram Hazir Morina në varrezat e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt

Në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, është rivarrosur dëshmori Behram (Hazi) Morina nga fshati Gllobar i Komunës së Drenasit.
Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për informim të Komunës së Drenasit.
Sipas komunikatës, në ceremoninë e rivarrimit, ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili pas procedurave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ka dorëzuar flamurin kombëtar familjarëve të dëshmorit Morina.
“Kryetari Lladrovci ka vënë edhe buqetë me lule pranë varrit të dëshmorit Behram (Hazir) Morina”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































