Rivali i Man Utd po synon transferimin e Zirkzees në janar

Joshua Zirkzee, lojtari i Manchester United që është jashtë planeve të ekipit, mund të jetë pranë përfundimit të periudhës së vështirë në ‘Old Trafford’, pasi një tjetër skuadër e Ligës Premier raportohet se dëshiron sulmuesin holandez në afatin e janarit.
Zirkzee ka pasur shumë pak minuta lojë për United këtë sezon dhe ende nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar apo ka shënuar, duke luajtur vetëm 74 minuta në tri paraqitje në Ligën Premier dhe tetë minuta në Carabao Cup ndaj skuadrës së ulët Grimsby Toën, të gjitha si zëvendësues.
Mungesa e kohës së lojës për Zirkzee vjen pas ardhjeve në verë të Benjamin Sesko, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, të cilët e kanë shtyrë atë më poshtë në hierarkinë e sulmit.
I frustruar nga roli i tij nën drejtimin e Ruben Amorim, ylli holandez raportohet se kërkon një transferim në afatin e janarit për të siguruar minuta të rregullta dhe për të rritur shanset për të marrë një vend në skuadrën e Holandës për Kupën e Botës, nën drejtimin e Ronald Koeman.

Sipas një raporti të talkSPORT, reprezentuesi holandez është në radarët e Ëest Ham, të cilët kanë nevojë urgjente për më shumë fuqi sulmuese, pasi sezoni i tyre po shkon keq.
Humja e fundit ndaj Brentford u zhvillua para një stadiumi pothuajse bosh gjatë fundit të ndeshjes, pasi tifozët largoheshin për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ngjarjet në lindje të Londrës.
Raporti gjithashtu tregon se Zirkzee është ‘i dëshpëruar’ të largohet nga ‘Old Trafford’. Ëest Ham kanë pasur shumë vështirësi gjatë gjithë sezonit, të cilat kanë vazhduar edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Nuno Espirito Santo, i cili zëvendësoi Graham Potter muajin e kaluar.
Sulmuesit kryesorë, Callum Wilson dhe Niclas Fullkrug, kanë shënuar së bashku vetëm një gol në Ligën Premier këtë sezon./Telegrafi/




















































