LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora vihet në siklet teksa ngatërron emrin e prezantuesit në BBC Breakfast

Rita Ora vihet në siklet teksa ngatërron emrin e prezantuesit në BBC Breakfast

Rita Ora pësoi një moment të sikletshëm në BBC Breakfast të së premtes, teksa rastësisht tha ‘faleminderit Huw’ në vend të ‘faleminderit’ gjatë një interviste.

Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq në emisionin e mëngjesit për të promovuar albumin e saj të fundit “You & I” dhe bëri një gabim të vështirë teksa bisedonte me Charlie Stayt.

Krijuesja e një sërë hiteve tha aksidentalisht emrin e prezantuesit Huw Edwards, i cili u akuzua se i kishte paguar 40 mijë euro një adoleshente për fotografi eksplicite.


Gjatë intervistës, Charlie tha: “Ju jeni këtu duke bërë publicitet, kjo është bota në të cilën jetoni dhe në të njëjtën kohë ju ruani qartë privatësinë tuaj”.

Vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur
Lexo po ashtu Vetëm 24 orë nga publikimi i albumit “You & I”, Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen dhe shprehet e lumtur për suksesin e arritur

Rita më pas u përgjigj: “Po, faleminderit Huw”.

Foto: Screenshot/YouTube

Duke kuptuar atë që tha, ajo shtoi: “Faleminderit Huw? Faleminderit, që e vutë re këtë”.

Gafa ngjalli shpejt komente në rrjetet sociale, derisa shikuesit reaguan ndaj momentit të sikletshëm.

“Rita Ora tha fillimisht Huw dhe më pas vetëm faleminderit, kjo më bëri të qesh”, tha një ndjekës.

Foto: Screenshot/Twitter

“Rita e falënderon Charlie duke i thënë Huë, qesharake”, shtoi një përdorues tjetër.

Charlie nuk reagoi ndaj gafës së Ritës dhe intervista vazhdoi me diskutimin e albumit të saj dhe martesën me regjisorin Taika Waititi.

Foto: BBC

Edwards përballet me një hetim të brendshëm pasi reporterët e BBC News, Radio 4 dhe Newsnight zbuluan më shumë pretendime për sjelljen e tij, duke përfshirë “sjellje të papërshtatshme ndaj punonjësve të BBC-së në të kaluarën dhe të tashmen”. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori