Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) këngën e saj më të re “You Only Love Me”.
Kjo këngë e rikthen atë në muzikë pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve muzikore.
Ndërkaq, përveç këngës së re, Ora do të sjellë këtë vit edhe albumin e tretë një karrierën e saj, i cili vjen pas një periudhe pesëvjeçare nga albumi i saj “Phoenix” (2018).
Kënga është një dedikim dashurie për partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin ajo u martua vitin e kaluar.
Në një intervistë të fundit për revistën British GQ, Rita është pyetur se kur e kuptoi që regjisori me origjinë nga Zelanda e Re ishte i duhuri për të.
“Kur nuk ndjeva një ndryshim, sikur jeta ime u bë më e mirë. Ne ishim vërtet miq të mirë për gjashtë vjet, dhe unë shkova në Australi dhe të dy kishim punë të ndara, dhe nuk dinim vërtet kaq shumë njerëz atje. Ishte bukur të shihje një fytyrë të njohur dhe universet tanë sapo u përplasën. Kjo ishte ajo”, tha artistja e lindur në Prishtinë.
Ajo është pyetur edhe nëse mendon se tabloidet kanë ndërruar qëndrim për të pas martesës, duke theksuar se e mendon këtë gjë në kuptimin e plotë të fjalës.
“100 për qind. Nuk e di nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe. Thjesht ndihem sikur bota e gazetarisë po mendon: ‘Tani kjo është jashtë letrave të gazetës, çfarë do të bëjmë?’. Le të shpikim sikur ata kanë një krizë mes tyre! Pasi të jetë zhdukur kjo mundësi, ata për fat të mirë do të duhet të shkruajnë për punën time, gjë që unë e kam dashur gjithmonë gjithsesi”, ka thënë tutje Rita Ora.
Përndryshe, Rita dhe Taika janë janë njohur për vite me radhë, por romanca e tyre lulëzoi tek në vitin 2021 kur këngëtarja shqiptare u gjend në Australi, për spektaklin “The Voice Australia”, në të cilin ishte përzgjedhur të ishte anëtare e jurisë. /Telegrafi/