Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin e saj në Sydney të Australisë.

Ajo ndodhet atje për spektaklin “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.


Teksa është duke qëndruar në kontinentin e largët, Rita po vazhdon të marrë vëmendjen edhe me dukjen dhe stilin e saj unik.

ritaora 1667702343158114632120702376205715556789871n

Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku ka pozuar e veshur me një fund ngjyrë kafe, një këmishë blu dhe një jakë të zezë mbi të.

Me flokët në stilin e viteve ‘40, Rita dukej edhe më tërheqëse ndërsa pozonte me shumë stil para kamerës.

ritaora 1669356787813942958409686186752297750867642n

“Është në detaje”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografie, referuar kështu pamjes së detajuar të saj në këtë paraqitje.

ritaora 16703925341329457667374478080908459579274114n

Rita Ora njëherësh po shijon edhe suksesin e mini-albumit të saj më të fundit “Bang”, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

ritaora 16716967514238285546348501198352405812518643n