LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora është rikthyer në Australi për të promovuar linjën e saj të re të stilimit të flokëve, “Typebea”, në bashkëpunim me bashkëthemeluesen, eksperten australiane të flokëve, Anna Lahey.

Këngëtarja e njohur tërhoqi vëmendjen me një fustan mahnitës ngjyrë blu teksa doli në rrugët e Sydney-t gjatë turneut të saj promocional, shkruan DailyMail.

34-vjeçarja shfaqi format e saj elegante dhe të tonifikuara me një fustan transparent pa rripa nga ESSE Studio, me vlerë 1050 dollarë (rreth 965 euro), të kombinuar me taka luksoze “Giuseppe Zanotti” në vlerë prej 1300 dollarë (rreth 1195 euro).


Për të qëndruar ngrohtë gjatë mëngjesit të freskët, ajo kishte veshur një pardesy ngjyrë bezhë, duke e kompletuar pamjen me vathë të mëdhenj rrethorë argjendi.

Rita kishte stiluar flokët kaçurrela në një model elegant të mbledhur lart, ndërsa theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një makijazh të sofistikuar.

Ylli shqiptaro-britanik u pa me një filxhan kafeje në dorë, ndërsa bisedonte me shumë entuziazëm me Lahey-n.

Rita ndau emocionet e saj për promovimin e markës së re për kujdesin ndaj flokëve me një postim të ngrohtë në Instagram.

“Thjesht dua të them që sot ka qenë e pabesueshme! Duke bërë gjithë këtë promovim për linjën e re të stilimit me ‘Typebea’, më ka bërë të ndihem kaq mirënjohëse. Të kem mundësinë të bëj atë që dua dhe të krijoj diçka për të cilën jam e apasionuar është një bekim”, u shpreh ajo.

“Jam kaq me fat… po bie shi jashtë dhe po bëhem emocionale, por sinqerisht”.

Marka e Ritës thuhet se ndihmon në riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga nxehtësia dhe stilimi i tepërt, probleme me të cilat ajo vetë është përballur për vite me radhë si një yll popi.

Këngëtarja ka folur hapur për rënien e flokëve gjatë të 20-ave, si pasojë e dëmtimeve nga bojërat dhe produktet e forta.

“Nuk kisha flokë gjatë të 20-ave, sepse i dogja të gjitha nga ngjyrosjet dhe produktet”, tha ajo për The Daily Telegraph.

“Isha shumë e përkushtuar ndaj pamjes time, gjithmonë ndryshoja – flokë të shkurtër, të kuq, të kaltër, të verdhë… Nuk e kuptova sa të rëndësishëm ishin flokët për mua, derisa i humba”.

Bashkëthemeluesja e saj, Anna Lahey, gjithashtu ka vuajtur nga rënia e flokëve për shkak të problemeve shëndetësore gjatë të 20-ave, dhe bashkë me Ritën kanë nisur një mision për mbrojtjen e flokëve përmes markës së tyre.

Rita është shumë e njohur për audiencën australiane, falë rolit të saj si anëtare jurie në The Voice Australia. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, ndajnë kohën mes Londrës dhe Zelandës së Re.

Çifti u martuan në një ceremoni private në gusht të vitit 2022, ndërsa Taika ka dy vajza nga ish-partnerja e tij, Chelsea Winstanley. Ndërkohë, në vitin 2023, Rita bëri debutimin e saj në The Masked Singer USA, duke zëvendësuar Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në shfaqjen teatrale ‘Sunset Boulevard’ në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Magazina
Kalo në kategori