RIT Kosovo shpallet kampion i Evropës për Universitete (Video)

Në ketë Universiadë, në sportin e Futsalit, ku edhe garoi ekipi i RIT Kosovo, ishin pjesëmarrëse 32 Universitete nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe të Azisë dhe Afrikës.
Është ngjarje historike që një Universitet nga Kosova ta fitojë trofeun e vendit të pare në një garë të tillë.
“Nuk ishte e lehtë të shpallemi kampionë, por kualiteti i lartë i ekipit tonë e bëri diferencën. Shpresojmë të vazhdojmë me projekte të reja në vitin 2016 dhe i falënderojmë të gjithë për përkrahjen e madhe. Ky triumf iu dedikohet të gjithë atyre që na përkrahën dhe besuan te ne”, ka deklaruar kapiteni i ekipit, Shend Mulliqi.
Rezultatet deri në ngritjen e trofeut (32 Universitete pjesëmarrëse):
Gruphi H
RIT Kosovo - RGGU Moscow (2 : 1)
RIT Kosovo - Universita Roma Tre (8 : 1)
RIT Kosovo - ESCP Paris (5 : 1)
1/8 e finales:
RIT Kosovo - American University of Paris (3 : 2)
Çerekfinalja:
RIT Kosovo - Universitet Teknologie Troyes (5 : 1)
Gjysmëfinalja:
RIT Kosovo - RGGU Moscow (5 : 2)
Finalja
RIT Kosovo - CTU Prague (3 : 1)



















































