Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand dhe restauranti i tij kanë ndarë afro 500 mijë funte për dhurata në bamirësi për fëmijët.

Ylli i Manchester United ka postuar në faqen e tij të Facebookut se ai dhe restauranti i tij Rosso Restaurant shpresojnë të kenë kthyer buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijëve.


Ai bëri të ditur se donacioni u bë në bashkëpunim me një radio lokale, teksa ata që përfituan nga kjo bamirësi e Rios, u ndanë shumë të kënaqur.

“Si baba që jam vet, nuk kam mundur t’i shoh këta fëmijë pa pasur dhurata”.

“Ne nuk po kërkojmë falënderim, ne thjeshtë kemi ndihmuar njerëzit”, u shpreh Rio Ferdinand.

/Telegrafi/

telegrafi sport app