Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, teksa pritet që t’ia dorëzojnë ministres, Donika Gërvalla një libër ku janë dokumentuar krimet e forcave serbe në Kosovë.

Gjatë aksionit para ministrisë, ata mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte.


Aksioni i PDK se Aksioni i PDK-së në MPDJ / Foto: Ridvan Slivova

Po ashtu ata para objektit kishin sjellur edhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Policia e Kosovës ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës sa u mbajt ky aksion, ndërkaq disa përfaqësues të këtij aksioni pritet që t’ia dorëzojnë librin ministres Gërvalla. /Telegrafi/

MPDJ Aksioni i PDK-së në MPDJ / Foto: Ridvan Slivova