Site icon Telegrafi

Rina Balaj e lumtur pas lajmit se Apple Maps ndryshoi emrat e qyteteve të Kosovës duke i kthyer në shqip

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Është njoftuar se Apple ka rregulluar te gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, të cilat tashmë shënohen në gjuhën shqipe.

Apple Maps rregulloi emërtimet e qyteteve e fshatrave të Kosovës, kjo pas presionit të vazhdueshëm marrë parasysh se nuk e kishte as emrin e shtetit në aplikacionin e saj.

E gjitha është arritur pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës, me ç’rast u përmirësuan edhe disa prej lokacioneve.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rreth kësaj një reagim së fundmi e bëri edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj, e cila i është gëzuar mjaft shumë këtij ndryshimi.

Lexo po ashtu Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

“Kjo më bëri të qaj, lot gëzimi”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, emrat e disa lumenjve dhe liqeneve akoma kanë mbetur në gjuhën serbe por që po punohet në vijim për t’i kthyer të gjitha në shqip. /Telegrafi/

Exit mobile version