LAJMI I FUNDIT:

Rimbushimi i parave të COVID-19, reagon Prindon Sadriu: E lejon Udhëzimi administrativ për misionet diplomatike

Rimbushimi i parave të COVID-19, reagon Prindon Sadriu: E lejon Udhëzimi administrativ për misionet diplomatike

Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu ka reaguar pas raportimeve në media se ai ka kërkuar kompensim financiar për infektimin me coronavirus.

Sadriu ka shprehur shqetësimin e tij se me publikimin e këtyre dokumenteve janë treguar edhe të dhëna shëndetësore të tij që janë në kundërshtim me ligjin.

Ai nuk ka mohuar se ka kërkuar një kompensim të tillë, por thotë se një gjë të tillë e lejon ligji.


“Ekziston përkufizim i qartë në Udhëzimin Administrativ 04/2015 te MPJD-se [Për sigurimet shëndetësore në misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës] i cili rregullon çështjen e mbulimit te shpenzimeve shëndetësore për gjithë diplomatet dhe anëtaret e shërbimit te jashtëm. Ministria e punëve të jashtme ka mbuluar shpenzimet shëndetësore te diplomateve te saj nga viti 2008”.

Prindon Sadriu ia kërkoi shtetit 396 euro si shpenzime të tij pas infektimit me COVID-19
Lexo po ashtu Prindon Sadriu ia kërkoi shtetit 396 euro si shpenzime të tij pas infektimit me COVID-19

Sadriu thotë se këto shpenzime kanë kaluar në disa filtra administrativ derisa janë aprovuar.

Prindon Sadriu që është edhe bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, thotë se mediat nuk i raportuan shpenzimet shëndetësore prej mijëra euro të ish-ambasadorëve por merren me “300 e sa eurot që i janë rimbursuar atij”.

Në fund, Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Shkup thotë se  Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka ulur rreth 7 fish shpenzimet e saj operative qe nga korriku i këtij viti, kur u largua Gjergj Dedaj.

“Disiplina financiare dhe kursimi i parasë publike ka qenë dhe mbetet parim i përditshëm i punës time dhe ekipit që udhëheqë në këtë Ambasadë”, ka njoftuar ndër të tjera Prindon Sadriu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori