Gianluigi Buffon ka folur për të ardhmen e tij, ndërsa e ka hedhur poshtë çdo mundësi për një rikthim eventual në portën e përfaqësueses së Italisë.
Portieri legjendar, i cili ka kontratë me Parman deri në qershor të vitit 2024, i ka të qartë idetë për të ardhmen e tij duke përfshirë edhe mundësinë që ta përfaqësojë sërish Italinë.
“Do të kishte qenë gjëja më e gabuar ndonjëherë, do ta kisha penguar zhvillimin që po e shohim”, citon Ilbianconero fjalët e Buffon, të dhëna në emisionin e popullarizuar të futbollit në Twitch, ‘Boto TV’.
“Ende mund të luaj 15-20 ndeshje në sezon në nivelin më të lartë. Nuk kam dyshim për këtë. E ndjej. Dua ta bëj atë që po e bëj tani dhe të jem i lumtur me njerëzit përreth meje”.
“Më pëlqen shumëçka rreth futbollit. Ndoshta (pas pensionimit) do të më pëlqente ta mbuloja të njëjtin rol sikurse Paolo Maldini, drejtor teknik, është gjë e mirë dhe mund t’i shohësh rezultatet”, ka shtuar ish-portieri i Juventusit.
45-vjeçari është lojtari me më së shumti paraqitje në Serie A (657), 10 më shumë se Maldini. Ai e ka mbrojtur portën e Parmas plot 168 herë në elitë dhe 489 herë të Juventusit.
Buffon u kthye te Parma në Serie B në një transferim me parametrat zero në vitin 2021. /Telegrafi/