Rikthim sensacional nga Sigal Prishtina
Skuadra vendase luajti më mirë në dhjetëminutëshin e parë që e fitoi me rezultat 25:16.
Ekipi nga kryeqyteti i Kosovës ishte inferior edhe në çerekun e dytë për të shënuar vetëm 13 pikë, derisa kundërshtari realizoi 19-të dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 44-29.
Prishtinasit ishin fantastikë në çerekun e tretë, në të cilin realizuan 34 pikë, kundrejt 12 të kundërshtarit duke e përmbysur kështu avantazhin e klubit maqedonas.
Edhe në çerekun e fundit, basketbollistët nga Prishtina luajtën më mirë (19:24) dhe e mbyllën sfidën me 12 pikë diferencë.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina prin Grupin D së bashku me Levksin. Dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa Kozuvi e Peja kanë nga një humbje. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































