Bayern Munich ka laujtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit gjerman.

Në minutën e 20-të bavarezët patën një mundësi ideale me Harry Kane, por goditja e tij me kokë u ndal me plotë mund nga Gregor Kobel.


Një tjetër rast për gol e pati edhe Michael Olise në minutën e 40-të, por sërish vendimtar ishte Kobel me pritjet e tij.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët kaluan në avantazh përmes Maximilian Beier (48’) i cili realizoi me kokë nga afërsia për 1-0 pas asistimit nga Julian Ryerson.

Bavarezët reaguan në minutën e 65-të duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Raphael Guerreiros, i cili u asistua nga Thomas Muller.

Vetëm pak minuta më vonë vendasit ia dolën të përmbysin gjithçka, kur në minutën e 69-të Serge Gnabry realizoi për 2-1.

Kjo nuk i demotivoi mysafirët të cilët ia dolën të rikthehen sërish në lojë duke barazuar rezultatin në 2-2 përmes Waldemir Anton në minutën e 75-të.

Në minutën e 77-të Kane iu afrua seriozisht golit, por fatkeqësisht goditja e tij shkoi fare pranë shtyllës së djathtë të Dortmundit.

Pas këtij barazimi renditja tabelare në Bundesliga mbetet e pandryshuar sa i përket kreut pasi edhe Bayer Leverkuseni u ndal me barazim 0-0 në shtëpi nga Union Berlini./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app