Rikthim fantastik i Interit për fitoren e pestë radhazi në Serie A (Video)

Interi ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rikthim ndaj Chievos me rezultat 3-1, ku në pjesën e parë ishin në disavantazh.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga skuadra e Stefano Piolit, që krijon pareshtur shanse për të shënuar golin e parë.

Megjithatë, edhe pse gjuajtën plot 16 herë në drejtim të portës së Chievos, Interi asnjëherë nuk mund të gjej golin pasi në shumicën e rasteve iu mohua nga portieri Sorrentino.
Kur rastet nuk konkretizohet pëson dënimi, kjo i ndodhi Interit që pranuan gol në rastin e parë serioz të Chievos, që gjetën golin në minutën e 34-të me anë të sulmuesit Sergio Pellissier, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Valter Birsas dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri filloi me sulmet e saj të shumta në drejtim të portës kundërshtare, për të gjetur sa më shpejt golin e barazimit.
Por, ai erdhi vetëm në minutën e 69-të nga kapiteni, Mauro Icardi, i cili shënoi nga afërsia pas një harkimi të saktë nga ana e Antonio Candrevas.

Deri në fund të takimit, Interi krijoi edhe shumë raste, por goli i epërsisë erdhi vetëm në minutën e 86-të ku Ivan Perisic shënoi një gol të bukur për ta kaluar Interin në epërsi, ndërsa në minutat shtesë ishte Citadin Eder, i cili vulosi takimin me një gol të bukur për 3-1.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh vetën në vendin e gjashtë me 36 pikë dhe në ndeshjen e ardhshme udhëton te Palermo, ndërsa Chievo renditet e 11-ta me 25 pikë./Telegrafi/
https://twitter.com/EnjoyInterNews/status/820378597852663816
https://twitter.com/EnjoyInterNews/status/820383271934709761
https://twitter.com/GoalsHD2/status/820385379698298886






















































