LAJMI I FUNDIT:

Rikthim fantastik i Feronikelit, triumfon edhe Hajvalia

Rikthim fantastik i Feronikelit, triumfon edhe Hajvalia

Feronikeli ka arritur të bëjë një rikthim fantastik në derbin e javës ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Kampioni aktual ka shënuar fitore duke treguar një lojë fantastike përballë Prishtinës e cila kaloi në epërsi nëpërmjet Gentrit Begollit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve, ndërsa Behar Maliqi e barazoi rezultat në 1-1 në minutën e 52-të.

Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, kur Behar Maliqi arriti ta shënoj golin e fitores për kampionin aktual, gol që i rikthen në krye të tabelës me 24 pikë të tubuara.


Ndërkohë golin e fundit në ndeshje e realizoi sulmuesi Mendurim Olluri në minutën e fundit të ndeshjes.

Fitore si vendas ka shënuar edhe Hajvalia duke e mposhtur Besën 2-0.

Granit Arifaj shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa të dytin e realizoi mesfushori Fuat Karabegu.

Fitore me rezultat të njëjtë ka realizuar edhe Drenica 2-0 përball Lirisë së Prizrenit, skuadër që nuk po kalon moment të mirë.

Arbios Thaqi dhe Hysen Tahiri realizuan golat e fitores shumë të rëndësishme për Drenicën.

Llapi ka mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 1-0, falë një goli në minutën e 89-të nga Alban Mavriqi. /Telegrafi/

Feronikeli – Prishtina 3-1
Hajvalia – Besa 2-0
Drenica – Liria 2-0
Llapi – Vushtrria 1-0
Istogu – Trepça ‘89