Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten (sot), në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit dhe nis në orën 19:00, ka njoftuar të enjten Federata e Basketbollit e Kosovës. Bashkimi dhe Trepça ndajnë pozitat tre dhe katër në tabelë me nga 23 pikë të tubuara, por ekipi nga Prizreni ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të premten (sot), zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në kuadër të kësaj xhiroje. Në Prishtinë, përballen skuadrat nga kryeqyteti, Kerasan Prishtina dhe Sigal Prishtina. Kjo ndeshje nis në orën 18:00, shkruan Koha Ditore.


Ndërsa, të shtunën në palestrën "Karagaçi" do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që nis në orën 18:00. Skuadra e Vëllaznimit pushon në këtë xhiro. Peja i prin tabelës me 30 pikë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa Sigal Prishtina që është e dyta me 25 pikë të mbledhura. 

telegrafi sport app