LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet bora në Dardhë të Korçës, ARRSH: Rruga është e hapur

Rikthehet bora në Dardhë të Korçës, ARRSH: Rruga është e hapur

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, Dardha, një destinacion turistik mjaft i dashur për shqiptarët është zgjuar e mbuluar me dëborë mëngjesin e sotëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se rruga është e hapur.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.


“Dardha zgjohet me borë sot. Edhe pse kemi hyrë në periudhën e pranverës reshjet e borës po na shoqërojnë ende. Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e hapur”, bën të ditur ARRSH.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. /Telegrafi/