Rihanna ka ndezur rrjetet sociale me publikimin e një seti të ri fotografik ku shfaqet me një palë të brendshme me dantella nga linja e saj Savage X Fenty.

E veshur me një komplet shumëngjyrësh me lule, këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme pozon pranë një muri me pllaka blu, duke dhënë një tjetër shembull të stilit dhe vetëbesimit të saj karakteristik.


Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotografive. Rihanna zbuloi se gjatë xhirimeve të këtij seti, ishte në pritje të ëmbël dhe po përpiqej të fshihte barkun e saj të rrumbullakosur.

Ky postim ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, me fansat që e përgëzojnë për natyralitetin dhe përkushtimin ndaj markës së saj, edhe në një moment kaq të veçantë të jetës personale.

Savage X Fenty, që tashmë është sinonim i përfshirjes dhe fuqizimit të grave, vazhdon të jetë një prej markave më të suksesshme në tregun e modës së të brendshmeve. /Telegrafi/